Arilena Ara ka ndarë me ndjekësit mbrëmjen e djeshme një foto me të dashurin e saj Popi Kola. Gjithmonë ka qenë e rezervuar për sa i përket jetës private dhe askush nuk e ka ditur nëse ajo ishe në një lidhje apo jo.

Në këtë foto këngëtarja shihet në krahët e të dashurit, shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe se qëndrimin e tyre në Los Angelos po e shijojnë në maksimum.
Duke bërë një kërkim në profilin e të dashurit të Arilenës, shohim se ai shpesh poston foto me të dhe i shpreh dashurinë që ndjen në forma të ndryshme.

Madje nga një postim i tij kuptuam se ata kanë 8 vite të lidhur së bashku.