Pak ditë më parë në median rozë qarkulloi lajmi i bujshëm që përfshinte një ndër kantautorët më në zë që ka Shqipëria, Flor Mumajesin.

“I zhytur në borxhe”, ishte kryefjala e ditës për këngëtarin Flor Mumajesi, i cili ka në zotërim një numër të madh biznesesh (Lexo këtu).

Por, fill pas kësaj ndodhie kanë dalë në pah edhe miqtë e vërtetë të kantautorit, që s’e harrojnë kurrë ndihmesën e tij pavarësisht të gjithëve. Së pari ishte Fifi ajo që shkruajti për Florin, duke i shprehur dashurinë dhe mbështetjen.

Stresi, i sapo dalë nga burgu, por gjithnjë mirënjohës për gjithkënd që e ka ndihmuar në karrierë i ka dedikuar Flor Mumajesit një postim të ndjerë.

“Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme. Çelësi i suksesit tani po eci vetë por pa harruar se kush më ndihmoi. Më mungon,”- shkruan Arkimed Lushaj bashkëngjitur një foto ku shfaqen dy kolegët krah njëri-tjetrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP