Gazetari Sokol Balla pas udhëtimit të tij në Rio De Janero ka vendosur t’i përkushtohet dy fëmijëve të tij. Ai ka ndarë fotot me djalin dhe vajzën e tij që tashmë duken me të rritur dhe kanë vendosur të eksplorojnë sporte sa të bukura aq edhe të vështira.

Me sa duket, Sokol Balla nuk qenka një baba ‘i rreptë’, por një baba aventurier që i jep mundësinë fëmijëve të provojnë ndjesitë e bukura që të falin hedhja me parashutë dhe xhirot me motor uji.

Edhe pse në moshë të vogël, djali i tij drejton motorin e ujit dhe gazetari me krenari shkruan: “Unë jam babai i tij. Ai është cool”.

Sokol Balla me djalin e tij.
Ndërsa me vajzën e vogël ka vendosur të bëjë një hedhje me parashutë, duke ndarë momentet më të lumtura.