Këngëtari i njohur Kastro Zizo, tashmë edhe moderator, ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat.

Pak orë më parë, këngëtari ka hedhur një foto me një mace në Instagram, ku deklaron se janë të dy me kancer.

‘JEMI TE 2 ME KANCER djali me lule në kokë Nina balerina’, shkruan këngëtari, ndërkohë ka bërë një tjetër postim në Instastory.

‘Ti ma mposht… Kot fare!… Kishte dy ditë pa ngrënë. Kancer?! Jo m’ka marrë malli’, shkruan Kastro duke i bërë edhe më tepër konfuzë ndjekësit.

Nuk dihet nëse këngëtari e ka bërë me seriozitet këtë deklaratë apo nëse e ka bërë në formë shakaje, por pritet një reagim i dytë nga Kastro.