Moderatorja Dajana Shabani pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj nisi një histori dashurie me boksierin kosovar, Kamer Maloku. Ata filluan të dilnin hapur publikisht, dhe komentet e tyre për njëri-tjetrin nuk fshiheshin më.

Madje Dajana Shabani publikoi dhe bisedat ku Kameri i propozonte për martesë. Por duket se kohët e fundit çifti janë përfshirë nga konflikte, dhe postimet e të dyve në rrjete sociale janë dyshuese.

Dajana Shbani shpërndau një video në profilin e saj në Instagram ku shkruante: “E për ju që s’patët besim n’mu….”.

Postimi i Dajana Shabanit,

Më pas kanë vijuar postimet e boksierit, Kamer Maloku që ka postuar një foto domethënëse me një fabul që ka të bëjë me marrëdhënien mes një gruaje dhe një burri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP