Luana Vjollca i është dedikuar muzikës më shumë nga sa pritej kohët e fundit. Ajo madje pritet të ndërkombëtarizohet pas bashkëpunimit që do bëhet publik sot me këngëtarin e famshëm Faydee. Veç kësaj për Luanën vijojnë lajmet e mira. Në 10 nëntor të këtij viti, do të mbahet eventi i rëndësishëm në New York, i cili mban emrin ‘Dolce Vita Awards’.

Ndarjet e çmimeve në këtë organizim shumë të veçantë kanë protagonistë artistë nga e gjithë bota, të cilët përzgjidhen dhe nominohen për të fituar çmime të ndryshme. Mes emrave si Cardi B, Faydee, etj, është nominuar edhe bukuroshja shqiptare, Luana Vjollca. Ajo pritet të vlerësohet me çmim në eventin që mbahet në nëntor duke përfaqësuar Shqipërinë. Ka qenë vetë Luana ajo që e ka publikuar këtë lajm duke treguar entuziazmin e saj.