Një adoleshente dukej rrëzëllitëse në mbrëmjen e maturës ku shkoi e veshur me fustanin e martesës së nënës së saj.

Kështu, Thrifty Grace Jeyes shkoi në festë me një fustan që ishte veshur 20 vite më parë nga nëna e saj kur u martua me babain e vajzës në vitin 1998.

18-vjeçarja nga Melton Mowbray, Leicester, i kujtoi nënës së saj kohën e rinisë ndërsa fustani i bardhë i rrinte si me porosi.

Duke treguar sesi e zgjodhi fustanin, Grace thotë:

Nuk mendoja se ia vlente të blija një fustan të ri që do e vishja vetëm një herë, kështu që po shihja në dollapin e mamit. Aty pashë fustanin mahnitës që ajo kishte veshur në dasmë dhe rashë në dashuri, më rrinte fiks pas trupit dhe e dija që ai ishte i duhuri.”
Thrifty shtoi gjithashtu se nëna e saj nuk e dinte për zgjedhjen e fustanin derisa ia pa veshur dhe u ndje shumë e lumtur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP