Moti i keq ka shkaktuar vdekjen e 28 krerëve dhi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Klos në Njësinë Administrative Xibër.

Teksa një çoban me inicialet H.Z., po kulloste bagëtitë e tij, rrufeja e pasur me shi dhe shtrëngata ka goditur vendin duke shkaktuar vdekjen e 28 krerëve dhi.

Ndërsa çobanit nuk i ka ndodhur asgjë pasi në momentin e goditjes së rrufesë është ndodhur larg bagëtive.