Reperja e njohur Nicki Minaj do të zhvillojë një koncert në Arabinë Suadite. Por ende pa zhvilluar koncerti, debate kanë nisur që të zhvillohen në rrjet për shkak të kodit të veshjes.

Kush është një njohës i mirë i artit të këngëtares, e di që në skenë Nicki njihet për veshje sa më të zbuluara apo edhe kërcime er otike me djem dhe vajza. Ndërsa në Arabi, vajzave që do të marrin pjesë në koncert do t’u duhet që të veshin ferexhe.

Kjo gjë ka shkaktuar një zemërim të madhe tek gratë vendase të cilat kanë fillur fushatën kundra në rrjetet sociale. Statusi i njërës prej vajzave ka bërë xhiron në mediat sociale.

“Ju nuk mund ta keni seriozisht. Do të sillni Nicki Minaj në Arabi Saudite. Çfarë m*tin thoni?! Ajo do dali në skenë, do shkundë by**ët sepse të gjitha këngët e saj janë të pahijshme kanë lidhje me se ksin. Dhe pastaj ju më thoni mua se duhet të vesh ferexhe. Po çfarë dreqin?,”-thotë njëra prej vajzave.

Kodi i veshjes së detyrueshme të Arabisë Saudite kërkon që gratë të veshin një fustan të gjatë si mantel, të njohur si ‘abaya’, dhe t’i mbulojnë flokët me shami.