E kush nuk do ta donte një mashkull që i ka të gjitha, e mbi çdo gjë, ta dashurosh?

Por kjo vajzë ka një dilemë të madhe.

Ajo sapo ka gjetur dashurinë e jetës, por i ka dalë një mundësi e artë për tu shpërngulur në qytetin e ëndrrave.

Për ti dhënë një zgjidhje kësaj dileme, vajza i ka shkruar një letër ekspertes E.Jean.

Letra: Më në fund e kam gjetur! Është një djalë që i ka të gjitha. Jam e dashuruar kokë e këmbë me të dhe nuk kam qenë kurrë kaq e lumtur. Ka vetëm një problem. Tani më ka ardhur mundësia që të shpërngulem në vendin ku kam ëndërruar të gjithë jetën time. Ai e urren Nju Jorkun dhe refuzon që të vijë me mua. A duhet të zgjedh mashkullin që sapo kam gjetur apo qytetin që kam ëndërruar gjithmonë?

E.Jean: Kjo është ajo lloj pyetjeje për të cilën do doja të zhytesha në një ëmbëlësirë dhe të mos përgjigjesha. Cilindo të zgjedhësh, partnerin apo qytetin, gjithmonë do të pendohesh përse nuk bëre të kundërtën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP