Pas të përditshmes gjermane ‘Bild’ e cila publikoi edhe përgjimet e shit-blerjes së votave në vendin tonë dhe pazareve të kryebashkiakut Vangjush Dako me pjesëtarin e grupit të ‘Avdylajve”, një tjetër media e huaj na dedikon një shkrim lidhur me situatën e drogës në vend ndërsa Shqipërinë e konsideron si narko-shtetin e parë në Europë. Në shkrim përmendet edhe si bandat e drogës ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017.

Këtë herë në një tjetër kontinent, vice.com një media kanadeze shkruan për krimin në vend. Në hyrje të artikullit flitet për një brez të ri mes krimit të organizuar, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A.

“Një brez i ri shqiptarësh janë kapur mes krimit të organizur të politikës, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A. “-shkruhet në artikull.

Më tej, përmendet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e cilësonn vendin si shtëpi e krimit, ligjit të dobët dhe qeverisë me institucione të dobëta dhe jashtë kontrollit”.

“Në shkurt, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner bananesh nga Kolumbia , e cila arriti në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ka pasur edhe rritje të krimit nga konkurenca e grupeve kriminale të shqiptarëve në Amerikën e Jugut. Në 2017, Remzi Azemi, një shqiptar i Kosovës i lidhur me trafikun e kokainës, u vra ndërkohë që udhëtonte me familjen e tij në Guayaqil, Ekuador. Vitin e kaluar, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për prëfshirje në trafikun e drogës u vra në të njëjtin qytet. Paratë e drogës janë një pjesë rrënjësore e sistemit demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është pagesa me para, dhe mënyra më e mirë e sigurimit të parave është tregtia e drogës.

Në janar, u zbulua se bandat e kokainës ndikuan në mënyrë të suksesshme në zgjedhje duke blerë vota. Afrim Krasniqi, koka e Institutit të Studimeve Politike tha se roli i grupeve kriminale në zgjedhjet e 2017 ishte më i madh se i partive politike.”-shkruhet ndër të tjera nga Vice.com./Balkanweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP