Atmosfera ka qenë tepër pozitive te Ukraina pas ndeshjes eliminatore të Europianit kundër Serbisë, të cilën e shkatërruan me rezultatin e thellë 5-0.

Një nga futbollistët më të papërmbajtur rezultoi Oleksandr Zinchenko, futbollisti që aktivizohet te Manchester City.

Teksa jepte intervistën pas ndeshjes, futbollisti nuk i ka rezistuar gazetares dhe e ka puthur në faqe. Kjo e fundit duket se është përmbajtur dhe e ka kaluar me të qeshura veprimin e mbrojtësit.

Video është shpërndarë në rrjetet sociale dhe deri më tani ka marrë shumë komente, ku nuk kanë munguar as ato negativet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP