Mariah Carey po bën xhiro në rrjet me videon e saj, që mund ta konsiderojmë me pullë të kuqe. Edhe pse ishte në një lidhje me partnerin e saj miliarder, ajo është filmuar në një video të shfrenuar ku kërcen në prehrin e një balerini në mënyrë provokuese.

Njëherë me këmbën hipur mbi barkun e tij, më pas me të pasmet të ngjeshura në prehrin e balerinit, të gjithë kanë brohoritur duke parë shfaqjen që ka dhuruar këngëtarja.

Mariah Carey është parë duke flirtuar me Bryan Tanaka, më shumë se gjashtë muaj para se të ndahej nga ai i fejuari i saj miliarder, James Packer.

Daily Mail ndau videon në rrjete sociale, e cila është xhiruar në mars të vitit 2016, periudhë kur këngëtarja ishte për një koncert në Danimarkë.

Kur u xhirua video, Carey ishte ende e angazhuar me partnerin e saj Packer, 51 vjeç. Miliarderi i kishte propozuar në janar të vitit 2016 me një unazë diamanti prej 10 milion dollarësh. Marrëdhënia u prish përfundimisht në tetor të vitit 2016.