Në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Jean Claude Juncker këtë të martë në Bruksel ka pasur një moment pikant. Ashtu siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Presidenti i Komisionit Evropian pyet se kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri. Menjëherë ka ndërhyrë Rama duke i thënë që zgjedhjet mbahen në qershor.

“Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?”, pyeti Juncker.

“Qershor”, i përgjigjet Rama.

“Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit…”, thotë Juncker duke shkaktuar të qeshura mes gazetarëve.

Në përfundim të konferencës, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

Kujtojmë se Juncker është bërë shpesh lajm ndërkombëtar për veprimet e tij nëpër hollet zyrtare të BE-së. Jo shumë kohë më parë ai u shfaq në një konferencë me këpucë të ndryshme, njërën në ngjyrë kafe dhe njërën të zezë dhe nuk mohoi se kishte shoqëruar mëngjesin me konjak.

Po ashtu edhe gjatë samitit të NATO-s në korrik të vitit 2018, uidhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste bilancën e tij disa herë përpara një darke gala./Opinion

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP