Neymar ka mbërritur në një stacion policie për tu marrë në pyetje lidhur me një hetim mbi pretendimet se ai ka përdh unuar një modele në një hotel të Parisit.

“Ylli” brazilian ishte nën shoqërinë e stafit të tij të cilët e ndihmonin për të shtyrë karrigen me rrota, pasi vetëm 2 ditë më parë Neymar pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e këmbës së djathtë.

Tabloidi britanik ka publikuar pamjet video të Neymarit teksa mbërrin në polici në Rio de Janeiro.

Por ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë skandal, ka folur vetë Najila Trindade e cila ka zbardhur edhe të vërtetën e ngjarjes, të paktën siç ajo vetë pretendon. 26-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar deri në Paris për të takuar Neymarin dhe për të kaluar natën me të por ky i fundit e kishte përdh unuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP