Trump me sa duket ka marrë forca sigurie të paimagjinueshme në vizitën e tij në Angli.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ndodhet në Angli në një vizitë zyrtare, ndërsa ajo që ka marrë vëmendjen e mediave botërore është fakti i ‘blindimit’ të rrugëve. Për të garantuar sigurinë e tij janë angazhuar mijëra policë britanikë. Shteti anglez ka shpenzuar rreth 25 milionë paund për të garantuar sigurinë e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Trump shoqërohej nga 14 makina. “Bisha” presidenciale me të cilën udhëton Trump është e vështirë të sulmohet, ndërsa siguria e saj është në nivelet e përsosmërisë. Por sa kushton kjo makinë? Sipas mediave angleze bëhet fjalë për një veturë prej 1.5 milion dollarë, e cila iu prezantua Donald Trump gjatë vitit të kaluar dhe u zëvendësua me “Cadillac One”. Kjo e fundit ishte përdorur edhe nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Modeli i kësaj makine është i pajisur me teknologjinë më moderne, xhamat i ka të blindur, kabina brenda është e pajisur me telefon satelitor dhe gomat nuk ka asnjë shans që të shpohen nga ndonjë s ulm i mundshëm.

“Ajo gjithashtu është ideuar t’i rezistojë plumbave të pushkëve automatike, gazit lotsjellës, e në rast të ndonjë lëndimi, brenda veturës ka doza gjaku me grupin Rh-negativ siç e ka edhe presidenti”-raportojnë mediat angleze. Gjithashtu edhe hapja e derës nuk bëhet pa autorizim. Nëse një person tenton të hapë derën pa leje, makina ka një goditje prej 120 volt, e përllogaritur për ta hedhur personin direkt në tokë.

Rrugët në Angli janë mbushur me agjentë britanikë dhe amerikanë, ku survejimi i çdo pjesë është detyrë parësore e tyre duke ruajtur kështu që presidenti të përfundojë vizitën pa patur asnjë problem.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP