Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Pekini kanë arrestuar një 25-vjeçar kinez, i njohur si anëtar kryesor i bandave të kr.imit në Kinë.

I riu akuzohet për “Gjobëvënie”, ndësa ka një episod rrëmbimi të një personi.

Policia Kufitare e Rinasit bën me dije se në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Pekini/Kinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kinez :

G.L, 25 vjeç, lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019, për veprën penale “Gjobëvënie”. (maksimumi i dën.imit 10 vjet bu.rg).

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kri.minal, të tipit maf.ioz, të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhu.në të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L, duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP