Impianti modern dhe me kushte të stardateve europiane është në punë e sipër drejt përfundimit.

Në ‘Arenën Kombëtare’, shtëpia e re e Kombëtares ‘Kuq e Zi’ vijojnë punimet intensive për përfundimin e punimeve. Deri tani janë kryer rreth 90% të punimeve, e ndërsa afati i parë i muajt qershor nuk u arrit, duket se ai i muajt shtator do të jetë i realizuar.

Për të treguar më tej rreth asaj çka është ndërtuar deri tashmë aty ku më parë ishte stadiumi historik ‘Qemal Stafa’, FSHF me anë të një video-je në rrjetin e saj të ‘Facebook’, ka treguar gjendjen aktuale të punimeve./Shqipëriaime