Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha po tentojnë me çdo kush të krijojnë skenare dhune dhe destabilizuese, ndonëse kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka filluar të tërhiqet. Të njohur si dy politikanët më famëkeq të Shqipërisë, Berisha dhe Meta janë bashkuar më shumë se kurrë për të çuar deri në fund misionin e tyre shkatërrues, me shpresën se do të shpëtojnë nga Reforma në Drejtësi dhe SPAK.

Kështu, nga njëra anë, ish-kryeministri Sali Berisha vijon të bëjë thirrje për dhunë dhe përplasje të fuqishme, deri në grusht shteti, ndërsa nga ana tjetër, Kreu i Shtetit ka shtuar sulmet e ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Por këto sulme të kreut të shtetit nuk janë spontane, pasi që kur opozita dogji mandatet dhe deri më sot, Meta po tenton të bëhet protagonist, duke intimiduar mazhorancën qeverisëse. Pra, duket qartë që Presidenti i Republikës, i cili duhet të qëndronte mbi palët, me këto lëvizje jo vetëm që nuk po qëndron mbi palët, por është bërë palë me opozitën. Në çdo deklaratë dhe dalje publike, Meta ka hedhur akuza dhe ka sulmuar qeverinë, ndërsa me opozitën është treguar zemërbutë, duke e mbështetur.

Një tjetër fakt që tregon qartë se presidenti Ilir Meta është kundër qeverisë, ka të bëjë me sulmet e tij të fundit në adresë të mazhorancës socialiste dhe Reformës në dDrejtësi, duke treguar qartë se ai tanimë është bërë palë me Sali Berishën.

Kështu, pas akuzave të lëshuara vetëm pak ditë më parë, sa i takon prishjes së banesave te “Bregu i Lumit”, dhe për grabitjen e Rinasit, Meta doli kundër qeverisë edhe për vendosjen e ushtrisë në aeroport, si dhe për ndërtimin e shkollës në Kamëz.

Ndërkohë që ditët e fundit, një tjetër fakt që tregon se ai po mbështet në prapavijë opozitën është sulmi që i bëri qeverisë për raportin e “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e medias, si dhe reformës në drejtësi, për të cilën tha se është përgjegjëse për shpartallimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa një tjetër detaj që tregon se Meta është kundër qeverisë, është kthimi për rishqyrtim i plot 9 ligjeve, mes tyre ai “Për noterin” dhe “Vetingu në polici” dhe refuzimi për të shkarkuar Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Pra, të gjitha këto çështje dhe ligje janë sulmuar hapur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që në të njëjtën linjë me to është rreshtuar edhe Meta, duke dëshmuar se presidenti po bën opozitë më shumë se opozita.

Një ndër arsyet kryesore që ka tërbuar Kreun e Shtetit, duke e bërë palë me Berishën për bllokimin e Reformës në Drejtësi, është shpartallimi i partisë së tij, LSI. Kjo parti po shkon drejt asgjësimit dhe zgjedhjet lokale rrezikojnë ta nxjerrin atë nga lista e partive shqiptare. Ndaj dhe shkrirja e LSI ka alarmuar Metën, i cili është gati të japë edhe jetën për ta shpëtuar./Pamfleti

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP