Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në qytetin e Tropojës.

Ai ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të ‘Kcimit të Tropojës’.

Përmes një video të publikuar nga vetë Meta në ‘Instagram’, ai shfaqet duke kërcyer vallen e Tropojës shoqëruar nga grupi popullor.

Presidenti e ka cilësuar këtë një atmosferë të jashtëzakonshme.

‘Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!’, shkruan Meta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP