Një ngjarje me disa persona që humbën jetën ka detyruar ministrin e Brendshëm të reagojë menjëherë.

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur të martën në Itali, ku mbetet dy të vdekur, 5 të plagosur dhe 17 të asfiksuar nga tymi.

Ai e ka shfrytëzuar ngjarjen për të rikonfirmuar qëndrimin kundër emigracionit.

‘Dhe ju flisni për hapje portesh. Eliminimi i emigracionit klandestin në Itali dhe Evropë, është një detyrë morale! Te gjithë në shtëpi!’, tha Salvini në Twitter.

Mësohet se kjo zjarrvënie në godinën e policisë bashkiake në Mirandola është vendosur nga një emigrant mareoken dhe ishte e qëllimshme, ndërkohë motivet nuk janë ende të qarta.