Gjatë këtyre muajve ata nuk i mohuan thashethemet por as nuk folën publikisht për marrëdhënien etyre.

Çifti janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjatë performancës së Jonidës në “Eurovision”, Romeo e mbështeti fort këngëtaren, duke ftuar të gjithë ndjekësit e tij t’a votonin.

Burime pranë çiftit rrëfyen se ata janë njohur në ambientet e përbashkëta që frekuentonin.

Po për “Iconstyle”, Jonida Maliqi reagoi për lajmin e lidhjes së tyre, duke kërkuar që jeta e saj të mbetet private, duke mos e mohuar apo konfirmuar marrëdhënien me Romeon.

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida, duke i lënë ende kuriozë fansat e tyre.