Teori të ndryshme qarkullojnë për fundin e botës, një enigmë kjo që ka shoqëruar brezat shekull pas shekull. I quajtur ndryshe “Armaggedon”, fundi i ekzistencës së jetës të Tokës parashikohet edhe nga të gjithë librat e shenjtë, në të cilët bazohen fetë tradicionale.

Por shkencëtarët e NASA-s kanë nxjerrë një datë që sipas tyre do të jetë fundi i botës, do të ndodhë ajo që quhet “Apokalipsi”. Shkencëtarët e NASA-s tashmë janë më të sigurt se kurrë më parë, se “Apokalpsi” mund të ndodhë pas nëntë shekujsh, në datën 16 Mars të 2 880.

Në këtë përfundim, grupi i ekspertëve arriti pas monitorimit të një asteroidi, trajektorja e të cilit ndiqet që prej vitit 1950. Sipas tyre asteroidi, trupi qiellor i cili lëviz në brenda galaksisë sonë në një trajektore rreth Diellit, në vitin 2880 do të godasë tokën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP