Dashi

Gjatë kësaj jave të gjithë ju të shenjës së dashit do të keni mundësi të komunikoni lirshëm, por nuk do të nxitoheni në atë që do të thoni. Pritet që kjo javë për ju të jetë e mbushur me aventura si dhe do të keni mundësi të shijoni më shumë kohë me veten tuaj.

Demi

Hëna në shenjën e dashit do ju bëjë të ndiheni më të lodhur se zakonisht, kështu që përpiquni të pushoni. Gjithashtu këtë javë për ju të shenjës së demit, pritet të krijoni një lidhje të re, e cila do të jetë mjaft pasionante dhe romantike.

Binjakët

Kjo javë do të jetë e përqendruar tek miqtë tuaj. Por gjatë fundjavës do të keni mundësi të bëni takime romantike, të cilat do të çojnë me siguri në krijimin e një lidhje të re dhe të fortë. Këto rezultate premtuese do t’iu habisin dhe do ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Gaforrja

Këtë javë do të jeni të fokusuar në arritjet tuaja profesionale. Jeni duke u ngjitur në rrugën e duhur për të arritur aty ku dëshironi. Këtë fundjavë Mërkuri dhe Jupiteri ju sugjerojnë të kujdeseni shumë për shëndetin si dhe për ndjesitë shpirtërore.

Luani

Këtë javë ju të shenjës së luanit do t’a shihni jetën plot ngjyra dhe dashuri. Mbajini këto ndjesi pozitive deri në fundjavë dhe do të ndiheni me vetëbesim dhe plot energji teksa qëndroni me miqtë tuaj dhe gjithashtu me personin tuaj të zemrës.

Virgjëresha

Kjo javë do të jetë koha e duhur të flisni hapur për gjithçka ju shqetëson. Ndoshta ndershmëria juaj nuk do të pëlqehet nga të gjithë, por do të ndihmojë në rrugëtimin tuaj. Këtë fundjavë mundohuni të udhëtoni si dhe të rifitoni energjitë e humbura gjatë javës.

Peshorja

Këtë javë do të jeni tërësisht të fokusuar në romancë. Bëni diçka të veçantë me dikë që është tërësisht i ndryshëm nga ju. Kjo do të jetë fundjava e duhur për të patur aventurat nga më të ndryshmet. Eksploroni vende të reja me njerëzit që doni dhe shijojeni sa më shumë këtë kohë.

Akrepi

Këtë javë do të jeni të fokusuar tek detajet. Inteligjenca juaj do t’iu ndihmojë në çdo fushë në shëndet, financa apo edhe në lidhje të reja. Fundjava do të jetë koha më ideale që ju të udhëtoni për t’u ndjerë sa më mirë me veten.

Shigjetari

Hëna në dash ju jep mundësinë të shprehni dëshirat tuaja në mënyrën më të mirë. Gjithashtu është koha e duhur për të punuar në një projekt shumë kreativë. Kundërshtia mes Mërkurit dhe Jupiterit këtë fundjavë ju ndihmon të thoni gjërat që mendoni në situata romantike.

Bricjapi

Këtë javë do të ndieni më shumë siguri dhe më tepër lidhje me familjen tuaj. Kundërshtia mes Mërkurit dhe Jupiterit do ju ndihmojë të fokusoheni në shëndet, mirëqenie dhe të jeni më shumë të organizuar.

Ujori

Hëna në shenjën e dashit ju ndihmon të shprehni veten, ndërkohë që ndiheni të frymëzuar. Kjo kurajë do ju shoqërojë edhe gjatë fundjavës dhe do t’iu ndihmojë të përjetoni situata të lumtura me miqtë tuaj. Tregojini njëri-tjetrit se sa shumë e vlerësoni.

Peshqit

Këtë javë duhet të kujdeseni më shumë për veten tuaj. Nëse ndiheni mirë duke bërë diçka të caktuar atëherë mos hezitoni. Punoni shumë këtë javë në mënyrë që të arrini pritshmëritë tuaja. Qëndroni të fokusuar si në aspektin sentimental gjithashtu edhe në atë punës./Opinion.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP