Këngëtarja e njohur, Fifi në një bisedë me fansat e saj ka bërë të ditur lajmin se shumë shpejt do na vijë me një fizik të ri. Ajo i është nënshtruar seriozisht dietave për të arritur të dobësohet.

Në opsionin pyetje-përgjigje në InstaStory, Fifi ka shkëmbyer bisedë me një ndjekëse që i shkruan:

“Edhe që jena të trasha, talent kena. Na s’jena të trasha po të lezetshme, kallxoji të gjithëve.”

Por këngëtarja i ka bërë me dije se ‘e trashë’ do të jetë edhe për pak kohë.

“Unë do jem edhe për pak kohë “e trashë”, m’ka në dorë tani doktoreshë Lida.”- i është përgjigjur Fifi.

Me sa duket ajo po bën një dietë serioze, dhe mezi presim të shikojmë transformimin e këngëtares!