Ditën e djeshme Curtis Peters, i cili është 100 vjeç dhe gruaja e Virginia, e cila është 103 vjeçe festuan përvjetorin e tyre të 79 të martesës.

79 vjetori i tyre i martesës është bërë kryefjala e shumë mediave amerikane. Çifti në fjalë ka treguar edhe sekretin që i ka mbajtur bashkë për kaq shumë vite.

Ata kanë treguar se çokollatat ‘Hershey’ janë sekreti i dashurisë së tyre të përjetshme.

Vajza e tyre Susan Peters Cathoir ka thënë:

Babai ndan gjithçka me nënën.”
Po ashtu ajo ka treguar se prindërit e saj u takuan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se u martuan në vitin 1940.

Ata kanë 5 fëmijë, më i madhi është 77 vjeç e më i vogli është 65 vjeç. Curtis dhe Virginia aktualisht jetojnë në një azil pleqsh në Geneseo, Illinois.

Vajza e tyre Suzana i viziton ata rregullisht dhe kujdeset që çokollat ‘Hershey’ të mos mungojnë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP