Stafi i Akuariumit të Anglisë u mahnit nga zbulimi i bërë në pyjet e Amazonës vitin e kaluar. Anakonda që ata gjetën ishte 8 vjeçe dhe ishte 3 metra e gjatë dhe po ashtu nuk u gjet e vetme po edhe me gjarpërinj të vegjël rreth saj.

Nga vëzhgimet zbuloi se ishin 3 ende gjallë ndërsa me dhjetëra të tjerë kishin ng/ordhur.

Nga analizat e bëra u vërtetua se mjedisi ku kjo anakondë qëndronte ishte i gjithi me femra dhe edhe pse pa prezencën e meshkujve ajo përsëri kishte mbetur shtatzënë. Kjo sipas biologëve nuk është asgjë tjetër veçse një nga mrekullitë e shkencës.

Ata e lidhën ngjarjen me fenomenin e parteogjenezës sipas së cilit një gjarpër mund të shumohet vetëm pa praninë e një lloji të gjinisë së kundërt. Fjala vetë është e prejardhjes greke dhe nënkupton të lindësh e vi.rgjër dhe kështu ndodh edhe me këtë gjarpër.