Me sa duket kënga e Dhurata Dorës në bashkëpunim me reperin Soolking, “Zemër” është një nga të preferuarat e futbollistit të famshëm që luan për skuadrën e Juventusit, Miralem Pjanic.

Futbollisti ka postuar një video në rrjete sociale ku duket se po shijon muzgun nën ritmet e kësaj muzike që është pëlqyer gjerësisht nëpër botë dhe ka arritur gati 100 milion klikime.

Miralem Pjanic ka ndarë videon në profilin e tij në Instagram, në InstaStory një video ku mesa duket po pushon në një resort luksoz, shoqëruar nën tingujt e reperit, Soolking në këngën bashkëpunuese me Dhurata Dorën.