Detaje të reja kanë dalë në dritë nga super grabitja e më shumë se 10 milion eurove pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit.

Në vetëm 90 sekonda grabitësit arritën të çanin një nga portat anësore të aeroportit “Nënë Tereza” dhe me anë të një furgoni të “Hetimit Tatimor” shkuan në barkun e avionit ku morën edhe 7 thasët me euro.

Gjatë largimit një patrullë polcie është njoftuar për grabitjen dhe u është vënë pas grabitësve ku ka patur edhe një shkëmbim zjarri.

Në një rrugë dytësore që lidh aeroporin e Rinasit me fshatin Larushkë ka mbetur i vrarë njëri prej grabitësev që mendohet të jetë edhe organizatori i kësaj grabitje. Bëhet fjalë për Admir Murataj i cili akuzohet për disa grabitje të ngjashme një prej te cilave ishte pikërisht në zonën e Rinasit.

Albeu.com ka sjellë edhe vendin ku mbeti viktimë e plumbave Admir Murati, vetëm pak kilometra nga aeroporti “Nënë Tereza”. Mbetet ende e paqartë nëse Murati ka mbetur viktimë e plumbave të policisë apo është ekzekutuar nga grabitësit e tjerë, pasi trupi i tij është hedhur pikërisht nga ata në tokë.

Më pas grabitësit e mbetur janë larguar në drejtim të Kamzës me anë të një furgoni tjetër ku për të shmangur patrullat e policisë kanë përdorur një rrugë dytësore “Argjinatura”. Këtë rrugë e kanë ndjekur deri në afërsi të Bathores në rrugën që të nxjerrë tek reparti Ushtarak i Zall Herrit. Në këtë vend siç shihet në hartën e shpjeguar nga Albeu.com, autorët kanë djegur automjetin me të cilin po lëvzinin, një furgon.

Kjo lëvizje dyshohet se është bërë për të ngatërruar gjurmimin e policisë. Më pas autorët janë kthyer në drejtim të kundërt me nga ishin nisur. Pranë vendit ku u djeg automjeti i parë i grabitësve kanë shkuar forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH madje ka patur edhe një helikoper ushtarak për të kontorlluar zonën por azgjë nuk është gjetur përvecse automjetit të shkrumbuar.

Së fundmi duket se policia ka kuptuar të gjithë grackën e autorëve dhe pak kohë më parë ka nisur një aksion në fshatin Dritas ku mendohet se po fshihen autorët. Pranë këtij fshati gjatë natës janë djegur edhe dy automjete të tjerë një makinë e vogël dhe një furgon i dytë. Sipas polciisë në fshatin Dritas po kotnorllohet cdo shtëpi pa dallim në mënyrë që të zbulojnë detaje rreth autorëve.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se në furgonin e parë, atë të “Hetimit Tatimor” grabitësit kanë lënë shumë gjurmë gjë e cila mund të çoi në kapjen e autorëve. /albeu.com/