Filmi “Taulanti kërkon një motër” është një nga filmat më të dashur për shqiptarët. Aktori që luante rolin e Taulantit në të vërtetë quhet Donald Kokona.

Në këtë rol Taluanti ishte një djalë i pafajshëm i vogël, i cili kërkonte të kishte me çdo kusht një motër të vogël, ashtu si shoqja e tij.

Sot kanë kaluar shumë vite që nga koha që kur është xhiruar ky film. Nëse shikoni profilin e aktorit në rrjetet sociale do të shikoni se ai ka disa kohë që është baba.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se tre dekada aktori e ka ruajtur buzëqeshjen engjëllore, që e karakterizonte që në fëmijëri.

Po ashtu Donald Kokona ka ruajtur edhe vështrimin e pafajshëm, si atëherë kur ishte vetëm një fëmijë. E çka mund të thuhet si përfundim është se breza të tërë janë rritur me këtë film.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP