Aktori Neritan Liçaj gjatë një interviste ka thënë se qyteti i Tiranës më parë ka qenë me hapësira të gjelbëruara dhe se fëmijët kishin se ku të luanin.

Po ashtu gjatë fjalës së tij Liçaj tha se tani Tirana është mbushur me pallate, beton dhe asfalt.

Aktori ka thënë edhe se Rilindja Urbane për të është pa shije dhe se qytetet shqiptare nga veriu në jug kanë humbur shijet

Më tej gjatë intervistës në emisionin “A show “ai ka thënë:

Tirana ka qenë e gjitha thuajse e gjelbëruar. Ka pasur gjelbërim, pemë, hapësirë. Tani ka vetëm pallate, beton dhe asfalt. Po zhduket fryma që ka pasur Tirana. Shikoni sot Europën, gjermanët, anglezët. Ata e ruajnë të vjetrën, gjelbërimin, hapësirat. Ne e shohim të vjetrën si të huaj si të keqe. Që ta zgjeroj hapësirën e fjalës sime. Kjo Rilindja Urbane për mua është pa shije. Qytetet shqiptare nga veriu në jug kanë humbur shijet. Qeveria i ka futur një shesh në qendër të qytetit, duke humbur vlerat qytetit. Po humb shija e qyteteve. Qyteteve iu ka humbur tipikja dhe ne tipiken e kemi goxha të zhvilluar.”
Kujtojmë këtu se aktori Neritan Liçaj është një ndër artistët që ka kundërshtuar më së shumti kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP