Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një kamion ka përplasur një motor në aksin rrugor Shkodër-Bushat, pranë fshatit Melgushë.

Kjo ka bërë që drejtuesi i motorit të mbetet i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ai ka mbetur i përgjakur në tokë, teksa është nisur drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, teksa po merret në pyetje drejtuesi i kamionit.