Njëra prej banoreve që rrezikon të dalë sot nga shtëpia për shkak se IKMT ka shkuar të prishë banesën e saj është punonjëse e forcave të rendit.

Për shkak se bëri rezistencë, ajo rrezikon të mbetet edhe pa punë. Emri i saj nuk bëhet i ditur ende, por ajo ka thënë për “Fax News” se është në proces legalizimi.

Më tej ajo ka thënë:

Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë. Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vejë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.”

Kujtojmë këtu se një pjesë e banorëve që kanë bërë rezistencë janë shoqëruar nga policia, kurse disa të tjerë kanë humbur ndjenjat për shkak të tronditjes.