Fotografia është art dhe të gjesh ide kreative jo vetëm që nuk është e lehtë, por ndonjëherë kërkon dhe guxim. Kjo për shembull në rastin e të pozuarit nudo, mbuluar vetëm me petale trëndafili. Shpesh nga publiku nuk pritet mirë një “zhveshje” e tillë, por vajzat shqiptare që e provuan na treguan se duken mjaft bukur.

Roza Lati

Advertisements

Ditëlindjen e fundit, moderatorja e njohur vendosi që përtej të tjerave t’i bënte vetes dhuratë një set fotografik. Roza shfaqej tërësisht e zhveshur, duke i mbuluar zonat intime me petale trëndafilash. Gjithashtu, ajo vetë është shtrirë në një vend të mbushur plot me petale.

Fjolla Morina

Advertisements

Ndërsa Fjolla ka zgjedhur Shën Valentinin e vitit 2017 për ta realizuar si ide. Në një vaskë, ajo vë në pah format e saj të trupit, mbuluar vetëm me petale të kuqe e të bardha të cilat qëndrojnë në ujë.

Dafina Zeqiri

Dafina e çoi në një nivel tjetër idenë, duke e bërë pjesë të klipit të saj të fundit. “A e man n’men” është kënga që i dedikohet dashurisë së përfunduar, të cilën ajo nuk do të rikthehet më. Dhe kështu, në pyll shtrirë mbi një tyl të kuq, ajo i rikujtoi edhe njëherë çfarë ka humbur.

Bleona Qereti

Mund të themi se fotoja e parë e këtij lloji e publikuar nga vajzat e showbizit shqiptar ka qenë ajo e Bleona Qeretit në 2014. Ajo e ka postuar në Facebook, shkëputur nga një mbrëmje e zakontë e saj në vaskë.

Klaudia Pepa

Vaska ishte dhe vendi i “setit” fotografik të balerinës Klaudia Pepa, por ajo ka pozuar në mënyrë më të natyrshme. Ka zbuluar vetëm pak nga trupi i saj, e nuk ka harruar të kombinojë buzqëkuqin me ngjyrën e luleve.

American Beauty

Mendohet se frymëzimin vajzat mund ta kenë gjetur nga skenat e filmit “American Beauty” të publikuar në 1999. Gjithsesi, secila e ka përshtatur me mënyrën që e karakterizon.