Koncerti i Taynas dhe Medës për ditën e 8 marsit ka bërë me të vërtetë një bujë të madhe.

Tayna ka mbajtur një koncert në një nga diskotekat në Zvicër, për ditën ndërkombëtare të gruas.

E ky koncert po përflitet shumë për faktin se shumë gra kanë qenë të pranishme, sa që nuk ka pasur hapsirë të mjaftueshme për të gjithë.

Kjo ka shkaktuar që shumë të pësojnë edhe alivanosje, për shkak të hapsirës së ngushtë dhe nxehtësisë së madhe.

Në këtë koncerti ka perfomuar edhe këngëtari Meda, i cili madje shihet në një video teksa i del në ndihmë një vajze në mes të performancës.

Ndërsa Tayna ka shkruar në Instagramin e saj se ndjehet falënderuese për të gjithë ata që kanë marrë pjesë dhe se i vjen keq që nuk ka mundur t’i ndihmojë ato që kanë pasur nevojë.

View this post on Instagram

@tayna #taynator #tayna #taynators

A post shared by followed❤ (@vibetayna) on