Kristal Abazaj është një ndër futbollistët që po përflitet më së shumti në media. Ish mesfushori i Luftëtarit bëri bujë në futbollin shqiptar pas transferimit në skuadrën e njohur të brukselit “Anderlecht” por së fundmi është transferuar në skuadrën e Osijekut.

Debutimi i parë i Abazaj rezultoi me sukses. Vetëm 10 minuta pas aktivizimit, realizoi një gol mjaft të bukur, duke i dhënë 3 pikët e radhës Osijek.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al Abazaj ka rrëfyer eksperiencën te “Anderlecht” , dëmtimin e pësuar dhe debutimin tek skuadra e re.

Intervista e plotë

1.Debutimi i parë në skuadrën Osijekut rezultoi i suksesshëm. Si u ndjet pasi shenuat golin ?

Po ishte një fillim i mirë, u ndjeva shumë mirë sepse shënova që në debutimin e parë dhe mbi të gjitha i dhash tre pikë ekipit.

2.Transferimi nga Luftëtari tek Andelecht ishte një ngjarje bujshme. Si do ta përkufizoni këtë eksperienc?

Ishte një transferim shumë i madh që nuk ndodh shpesh nga Shqipëria të ikësh me një top klub europian. Gjatë periudhës time atje kam mësuar shumë dhe jam shumë i kënaqur.

4.Në media është përfolur për dëmtimin që të mbajti jashtë fushës.Si është gjëndja e Abazaj tani ?

E kam kaluar tashmë atë kohë të veshtirë dëmtimi, tani po stërvitem normalisht që të vi sa më shpejt në 100% .

5.Jemi pranë ndeshjes së eliminatorëve të europianit 2020.A keni dëshirë të jeni dhe ju pjesë e kombëtares në këtë rrugëtim?

Normalisht që po pasi është nder të përfaqësosh dhe të luash për kombëtaren por çdo gje ja lejm kohës.

6.Cili është momenti më i bukur deri më sot në ndeshjet që keni luajtur ?

Momenti më i bukur është ndeshja kundër partizanit në Gjirokastër, ndeshje qe fituam (5-0)/Alpenews