Bashkëshortja e policit në Gruemirë të Malësisë së Madhe ka rrëfyer si e mori vesh lajmin dhe akuzat ndaj bashkëshortit të saj, Berhan Bajrakurti, i denoncuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video intime.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, bashkëshortja e policit tha se nuk e ka besuar në asnjë moment se bashkëshorti i saj mund të bëjë një gjë të tillë.

“Unë dëgjova dhe e mora në telefon, më tha e kanë ndaluar për një problem, por do e zgjidhi. Nuk e besova për asnjë moment atë gjë që doli në fillim”- ka thënë ajo.

Fjalët e para që ju tha bashkëshorti?

Më tha çdo gjë është manipuluar dhe unë e besova sepse unë e njoh burrin tim. Kam 27 vite me të dhe këto janë shpifje.

Mendoni se ka pasur qëllime dashakeqe?

Me qëllim e kanë bërë për të shkatërruar familjen. Ngjarja ishte shumë e pështirë. Të gjithë kanë thënë se janë shpifje.
Si është gjendja emocionale e bashkëshortit?

I vjen inat për farë ka ndodhur. Ne i japim mbështetje. Reagimin më të fortë e patën vajzat. Të gjithë jemi ndjerë keq.

Keni një apel ju?

Bashkëshortit i jap kurajo dhe të përballet me drejtësinë. Të tjerëve u kam lënë zotin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP