Cristiano Junior po shkon me hapa të sigurt drejt rrugës së babait të tij, Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në dekadën e fundit, shkruan Gazeta Express.

Ylli portugez i ka fituar 5 Topa të Artë, ndërsa e ka dominuar futbollin botëror së bashku me Lionel Messin.

Cristiano ka arsye të gëzohet pasi i biri i tij, Cristiano Junior po i ndjek hapat e babait.

Futbollisti i ri po shkëlqen dhe po i mahnit të gjithë me talentin e tij.

Ai është protagonist në ekipin U-9 të Juventusit.

Besoni apo jo, në 23 ndeshje të zhvilluara, Cristiano Jr i ka realizuar 58 gola dhe i ka dhuruar 18 asistime.

Pra, më shumë se 2 gola për një ndeshje, statistika këto të jashtëzakonshme.

Like father, like son

Cristiano Jr stats for Juventus U9s:23 games58 goals18 assistsLike father, like son 💪🔥

Gepostet von Oh My Goal am Dienstag, 19. Februar 2019