Në këtë shtëpi krejtësisht të amortizuar jetojë 5 pjestarët e familjes së Fadil Hoxhës. Pamundësia ekonimike e ka detyruar këtë familje të jetoje në kushte mjaft të vështira.

Shtëpia e cila ndodhet në fshatin Nihaja, të njësinë administrative Bërshitë ndodhet 31 km larg Tiranës dhe vetëm 4 kilometra nga rruga kryesore.

Kjo familje po përballet me mungesën e kushteve elmentare të jetesës, ujit të pijshëm dhe atij për tu larë, të cilin e mbushin 200 metra larg shtëpisë së tyre.

Jemi pa punë marrim vetëm një ndihëm e ekonomike 5 mijë e 700 lekë të rej . Dhe problemin më të madh kemi për shtëpinë që po na shembet dhe po na rrezikohet jeta.

Fadil Hoxha, Kryefamiljari

Çdo orendi përreth është e vjetër, ndërsa të ardhurat financiare, janë shumë të pakta, vetëm pesëmijë e shtatëqind lekë të reja, ndihmë ekonomike.

Ky është burimi i ujit që e mbushim me bidona. E kemi rreth 200 metra larg nga shtëpia dhe e mbajmë në krahë për ta çuar në shtëpi.

Fadil Hoxha, Kryefamiljari

Sfida më e madhe e kësaj familje është mbijetesa dhe gjetja e një mënyre për të krijuar një të ardhur. Kryefamiljari Fadili dhe bashkëshortja e tij Drita, nuk kanë asnjë mundësi punësimi për të ju dhënë fëmijve të tyre një jetesë normale. I zoti i shtëpisë, shprehet se pavarsisht gjendjes jo të mirë shëndetsore ka kërkuar punë herë pas here, por si pasoje e fizikut të dobët nuk e punsojnë, me pretendimin se Fadilit i duhet një javë për ta mbaruar një punë, ku të tjerët e mbarojnë brënda ditës.

“Nuk na marrin në punë ,sepse na thonë se ti nuk ke mundësi të punosh. Je shumë i dobët dhe atë që i bën tjetri për një dot , ti do një javë e nuk e ben”, shprehet kryefamiljari Hoxha.

Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, problemet me zemrën e vajzës 16 vjeçare, Rovena dhe e vetë kryefamiljarit e kanë vështirsuar më tepër gjendjen e tyre financiare. Sipas të zotit të shtëpisë vizitat e tyre duhet të jenë të herë pas hershme, sidomos ato të së bijës.
Ndërsa e zonja e shtëpisë Drita, shprehet se pengu më i madh i saj është një shtëpi e re ku më pas, shton ajo, do të vdiste e qetë. Drita thotë se ka frikë se fëmijët mund të ngelin në qiell të hapur, pasi një pjesë e murit është plotësisht e shembur.

Këtu ruaj bukën për kalamajtë. Çfarë të bëjmë një rrogë kemi, laj me dorë.

Drita Hoxha, e zonja e shtëpisë

Ndryshe nga fëmijët e tjerë që kanë ëndrra për të pasur lodra, dëshira e vetme e këtyre fëmijëve është të kenë një strehë të ngrohtë, veshmbathje për mos ta ndjerë të ftohtin dhe bukë me të cilën të mbushin barkun që gjumi mos i zërë të uritur.
Kjo familje e harruar prej institucioneve vendore, thotë se askush deri më sot nuk ju ka trokitur në derë për ti ndihmuar përveç disa ndihmave të vogla të ardhura nga qytetarë të ndryshëm.

“Gocën e madhe e kam me shumë probleme. Ka probleme me zemrën” , shprehet Drita e zonja e shtëpisë.

Ajo ka probleme me një valvul te zemra. Ajo ka nevojë për ilace dhe nuk e ka zhvillimin e duhur. Mjekët më kanë thëne se është tre vjet me vonesë nga sa është normalja.

Fadil Hoxha, Kryefamiljari

Kërkesa e vetme e familjes Hoxha është ndaj njerëzve me zemër të mirë dhe institucioneve që ti ndihmojnë për tu bërë një shtëpi të re, ku mos të kenë më frikë sesi do i gjeje mëngjesi i ditës tjetër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP