Kanë qenë qytetarët ata që e kanë raportuar në polici për këtë rast, pasi e kishin parë që po drejtonte mjetin në mënyrë jonormale dhe pa rrip sigurimi.

Policia në njoftimin e saj bën me dije se menjëherë janë marrë masat për këtë rast dhe është bërë i mundur ar.restimi i 24-vjeçarit.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon të rritet ndërgjegjësimi dhe besimi i komunitetit tek Policia, për të denoncuar rastet e paligjshmërisë.

Denoncohet nga qytetarët, në p.ranga 24-vjeçari, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kishte thyer urdhrin e gjykatës “A.rrest shtëpie”.

Njësia Operacionale e Sigurisë Rrugore pas sinjalizimit nga qytetarët, në aksin rrugor “Kopshti Botanik – Rrethrrotullimi i TEG-ut” ka konstatuar një drejtues mjeti, i cili po qarkullonte në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shenjës së patrullës për të ndaluar, drejtuesi nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e Njësisë Operacionale në tentativë për t’u larguar.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. Sh.,rezultoi i papajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë drejtues mjeti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “A.rrest në shtëpi” për veprën penale të “Kanosjes me a.rmë”.

Policia e Shtetit falënderon qyetarët për besimin dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, ose përmes rrjeteve sociale në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, çdo rast të paligjshmërisë.

#policianëshërbimintuaj