Një nga skuadrat më të respektuara në Itali viteve të fundit, Palermo, është shitur për 10 euro.

Skuadra sicilian ka njoftuar për ndërrim pronarësh, me Maurizio Zamparini që ka vendosur të shes skuadrën për 10 euro te një kompani në Londër.

Negociatat kanë qenë në një fazë të avancuar muajin e kaluar, dhe në dy ditët e fundit edhe është arritur marrëveshja.

Pronarët e rinj sipas marrëveshjes detyrohen të paguajnë borxhin prej 22 milionë euro që ka kjo skuadër.

Zamparini ishte në krye të Palermos që nga viti 2002, dhe në këto vite kishte arritur suksese të mëdha me këtë klub.

Kujtojmë se nga Palermo janë dalë emra të mëdhenj viteve të fundit, si Javier Pastore, Edinson Cavani dhe Paulo Dybala.

Palermo aktualisht luan në Serie B, ku renditet në vendin e parë dhe cilësohen kandidat kryesor për t’u rikthyer në Serie A sezonin tjetër

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP