Ish Presidenti i Republikës Sali Berisha është pritur në një takim të veçantë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerkan George H.W. Bush i cili ka ndërruar jetë gjatë natës së kaluar.

Në takimin e vitit 1992 mes Presidentit Xhorxh Bush dhe Presidentit Berisha në Washington, i pari mes një presidenti amerikan dhe atij shqiptar, u vendos “Vija e Kuqe” për Sllobodan Millosjevic, që të tërhiqej nga Kosova.

Advertisements

Kështu dëshmon Sali Berisha, e këtë dëshmi e provon edhe Xhorxh Ë Bush i briri, në vitin 2007 kur bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Tiranën dhe pas takimit me ish kryeministrin Berisha, deklaroi: “Tani është koha, është vendimi im, Kosova do të jetë shtet i pavarur”. Edhe Presidenti Ë. Bush një lloj si babai i tij, zgjedh që vendimin për Kosovën ta bëjë publik në krah të Sali Berishës.