Kryeministri Edi Rama ka shkrirë e formatuar komplet qeverinë e tij në Asamblenë e PS.

Jashtë cdo pritshmërie, shefi i kabinetit ka shkarkuar 7 ministra, ka krijuar edhe njëherë ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin duke vënë në krye të saj Elisa Spiropalin si dhe ka emëruar zëvendëskryeministër, pra numrin 2 të qeverisë, deputetin Erion Braçe.

Advertisements

Rama shkarkoi ministren e Arsmit, Lindita Nikolla, ministrin e Financave Arben Ahmetajn, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Energjisë dhe Infrastruktuës, Damian Gjiknurin dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaron.

Ndërkaq, në momentin kur Rama po komunikonte ndryshimet, u panë lot e emocione në sytë e ministrave.

Lindita Nikolla dhe Arben Ahmetaj u përlotën teksa kamera fokusohej tek ata.

Advertisements

NDRYSHIMET dhe EMËRIMET E REJA:

1-Besa Shahini është me një karrirë akademike që flet vetë për të dhe ka të gjithë kapacitetet për të marrë stafetën e për të cuar para reformat e për të rritur efikasitetin e punës në ministrinë e arsimit.

2-Arben Ahmetaj pa diskutim që ka një rol absolut që lidhet me shifrat domethënëse

Anila Denaj, Anila është drejtuesja aktuale e fondit të shërbimit kombëtar shëndetësor, ka një ekspericnë të gjatë si financiere dhe për ministrat e ri

3 -Ditmir Bushati ka padyshim dhe rol. Koha që ti përkushtohet shkodrës me kohë të plotë.

Genc Cakaj, zv.ministri aktual që ndjek integrimin me një eksperiencë akademike të shkëlqyer

4-Damian Gjiknuri- Askush tjetër në ministrat që unë kam punuar, si ka kapacitetet e tij. Belinda Balluku emërohet ministre, drejtuesja e Albcontrol, e njihni te gjithe.

5- Bledi Cuci zëvendëson Niko peleshin, Nikos i bie barra për rezultatin e Korcës

6- Mirela Kumbaro zevendesohet nga Elva Margariti, keshilltare ne Kryeministri, kordinatore e 100 fshatrave.

7-Sonila Qato- Do lerë kabinetin. Në vend të saj vihet Eduard Shalsi

8-Do rikthejnë ministrin për Marrëdheniet me Parlamentin. Vlera më e madhe është ky grup parlamentar që kemi sot. Elisa Spiropali bëhet ministre për marrëdhëniet me Parlamentin

9-Erion Brace zëvendëskryeministri i ri.