Ditën e sotme, Nikos Kotzias, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë ka befasuar me deklaratën e tij, lidhur me kufirin shqiptar.

I ftuar në një emision radiofonik, ish-kreu i diplomacisë greke është shprehur se ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri.
Ai tha:

Ushtria duhet që të bëjë disa veprime për të njohur kufijtë, por nuk i bën. Ka disa forca në Greqi që nuk i njohin protokollet e Firences, të Parisit dhe marrëveshjen e Helsinkit”.

Kotzias i referohet ligjit të luftës me Shqipërinë që Greqia e ka ende në fuqi dhe që duhet të hiqet nga Parlamenti grek apo me dekret presidencial.

Megjithatë, lidhur me ngjarjen e fundit, ai tha se vrasja e Kostandino Kaçifas nuk duhet të lejohet që të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe.