Po zhvillohet në Turkmenistan Kampionati Botëror i Peshëngritjes, njofton Syri.net.

Briken Calja garoi për vendin tonë në peshën deri në 73kg, duke u renditur i gjashti në Botë.

Duhet theksuar fakti që Calja konkurroi i dëmtuar dhe jo vetëm që nuk u tërhoq nga gara, por arriti të ngrejë mes dhembjesh dhe sakrificash të mëdha 339kg në dygarësh.

Kampioni shqiptar i Europës ka reaguar në faqen e tij në Facebook për aventurën e tij në Botëror, teksa ka deklaruar se: “Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë vend dhe këtë flamur, të nderoj gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim”.

Më poshtë mund të shihni reagimin e plotë të peshëngritësit nga Shtërmeni./syri