Pas ndarjes nga modelja e njohur, Irina Shayk, portugezi Ronaldo vijoi me një lidhje tjetër, atë me Geogrina Rodriguez.

Çifti që nga starti i lidhjes, janë parë që shkojnë mirë, ku kjo e fundit e ka shoqëruar kudo, si në ndeshje, evenimente apo dhe pushime. E ndërsa Ronaldo mesa duket ka menduar t’i japë një ngjyrë të re kësaj lidhje.

Sipas asaj çka shkruan ‘Supersport’, portugezi i ka bërë propozimin për martesë. Sigurisht që përgjigjja e saj ishte po.

Pas përgjigjes, mesa duket Ronaldo do t’i japë fund shpirtit aventurier me femrat, për të shkuar drejt altarit me bukuroshen spanjolle. /Shqipëriaime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP