Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në zonën e Selitës në Tiranë. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar rëndë. I plagosuri dyshohet se është drejtuesi i një prej automjeteve.

Siç mëson Report Tv, në aksident është përfshirë një automjet tip “Benz” i cili po lëvizte mbrapsht, kur është goditur nga pas nga një “Audi” me shpejtësi. Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP