Serbia fitoi mbrëmjen e djeshme 2-1 ndaj Malit të zi me golat e shënuar nga Ljajiç dhe Mitroviç në pjesën e parë.

Megjithatë, gjatë ndeshjes ka ndodhur edhe një episod qesharak. Sulmuesi Mitroviç përveç golit që shënoi, humbi edhe një penallti.

Në minutën e 38, kur rezultati ishte 2-0 në favor të serbëve, ai ka ekzekutuar një penallti në mënyrën më qesharake të mundshme.

Serbi vendosi të godiste me “Panenka” por goditja e tij përfundoi mbi traversë, duke shkaktuar jo pak të qeshura te tifozët.

Në përfundim të takimit, vetë lojtari pranoi për mediat se vendimin për të goditur në atë mënyrë, e kishte marrë vetëm në momentin fundit dhe e pranon se ka bërë një gabim të madh.

Ai u shpreh:

Nuk e kuptoj as vetë pse e godita në atë mënyrë. Pashë Dipein një ditë më parë dhe zgjodha ta godisja ën momentin e fundit. Jam një budalla”.