Elseid Hysaj është renditur si mbrojtësi i djathë i 7-të më i çmuar në botë.

Ky është vendi i dhënë pë Hysaj nga studimi i CIES Football Observatory, i cili studion vlerat e tregut që kanë lojtarët nga roli i tyre në fushë.

Vlera e shqiptarit përllogaritet në rreth 51.2 milion euro, ndërsa si mbrojtës i djathtë më i ccmuar në botë është cilësuar mbojtësi 20-vjeçari i Liverpool, Arnold.

Lojtari më i çmuar në botë është cilësuar Mbappe, me një vlerë prej 216.5 milionë euro, Harry Kane i dyti, Neymar i treti, ndërsa Leo Messi renditet vetëm në vendin e 6-të me një vlerë prej 170.6 milion euro.

Ronaldo nuk bën pjesë në top 10-she, ndërsa portieri më i çmuar është shpallur Ederson i City-t.