Gzim Selmani është mundësi shqiptar, i famshëm në botë pasi rrëmbeu titullin kampion në RAW, WWE.

Shqiptari, i cili njihet ndryshe në botën e WWE si Rezar ka mundur së bashku me partnerin e tij Akam AOP, Seth Rollins, duke i marrë kështu titullin kampion në Raw për skuadrat dyshe (Tag Team).

Në të gjitha ndeshjet që zhvillon, të gjithë kundërshtarët e tij flasin anglisht, por ai flet shqip, duke mos patur turp nga origjina e tij dhe duke e shpalosur atë në botë plot krenari!

POR KUSH ËSHTË GZIM SELMANI?

Gzim Selmani, lindur më 16 qershor 1994, i cili njihet ndryshe edhe si “Psikopati shqiptar”, është një mundës profesionist, i specializuar në artet marciale dhe kampion i peshave të rënda në kikboks.

Ai ka nënshkruar aktualisht me WWE, ku performon për RAW me etiketimin Rezar.

Gzim, është i pari shqiptar që merr pjesë në një kompeticion të tillë dhe shpallet kampion.

Selmani është shqiptar i Kosovës nga Mitrovica dhe është rritur në Huizen, Holandë. Ai nisi të stërvitej në xhudo në moshën 4-vjeçare, në kikboks dhe arte të tjera marciale në moshën 12-vjeçare, së bashku me vëllain e tij Egzonin 15-vjeçar.

Gzim Selmani mori titullin kampion i peshave të renda në kikboks pas një ndeshjeje në Bremerhaven, Gjermani.

Ai është aktualisht 24 vjeç, 1.93 m i gjatë dhe peshon 150 kg.

Shqiptari mban 6 fitore gjatë karrierës së tij në artet marciale të miksuara, një prej të cilave me knockout.